VIDEO: Promovohet libri obligativ për gjuhën e shenjave

VIDEO: Promovohet libri obligativ për gjuhën e shenjave

Është promovuar të premten libri “Gjuha e shenjave dhe variacionet e saj”, të autores Shpresa Orana Sejdiu.

“Me këtë libër mund të gjeni shumëçka për personat me aftësi të kufizuara. Është në gjuhën shqipe dhe gjuhen angleze”, tha Orana Sejdiu.

Në të janë përfshirë 18 module, duke nisur që nga alfabeti, numrat, ditët e javës, muajt e vitit, por edhe krijimi i fjalive të ndryshme.

E nga semestri veror, gjuha e shenjave do të jetë lëndë zgjedhore për studentet e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku po mbahet edhe promovimi i librit.

“Studentët në përfundim të studimeve do të jenë mjaft të kompletuar edhe në fushën e fëmijëve me nevoja të veçanta edhe në gjuhën e shenjave”, tha Mensur Neziri, profesor.

Për këtë libër, autorja tha se punoi pesë vjet./Gazeta Enigma/

Related Articles