VIDEO: Ushtria serbe afër Jarinjes, rrethohet Veriu

VIDEO: Ushtria serbe afër Jarinjes, rrethohet Veriu

Policë të xhandarmerisë serbe janë parë pasditen e së mërkurës në malin pranë kufirit në Jarinjë – në veri nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në video shihen policët serbë duke e vëzhguar situatën nga një kodër pranë kufirit me Kosovën.

Të hënën e 20 shtatorit, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë.

Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa “RKS” t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë pesë euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në një konferencë për media ka ftuar edhe një herë serbët të zhbllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa pati një thirrje edhe për institucionet komunale në veri.

“I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre”, tha Kurti.

Ai, deklaroi se ministri Rakiç ishte atje për tu përpjekur që të mos eskalojë situata.

“Me aq sa jam informuar unë dhe sa më ka informuar ministri, besoj që është përpjekur që situata të mos eskalojë të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj se duhet të marrë masa ndaj tij”, tha Kurti.

Ai shtoi se, “kam qenë në kontakt me ministrin Rakiç, natyrisht që kemi dallime mes vete, por nuk mund të ankohem për komunikimin dhe bashkëpunimin me të sepse është i rregullt. Nuk e kam përshtypjen që ministri i Qeverisë së Kosovës ka shkuar te pikat 1 dhe 31 për të marrë pjesë në protestës , të organizojë të tjerët ose të eskalojë situatën”.

Related Articles