Momenti tronditës kur 3-vjeçarja qëllon veten me armë në Miami

Momenti tronditës kur 3-vjeçarja qëllon veten me armë në Miami

Një video tronditëse kapi momentin kur një vajzë trevjeçare nga Florida qëlloi veten me një armë – ndërsa një i afërm shikonte një ndeshje futbolli në televizion.

Pamjet rrëqethëse të publikuara nga WPLG tregojnë Serenity duke marrë pistoletën në shtëpi në Miami ndërsa Orlando Young, 23 vjeç, shikonte një ndeshje futbolli.

Në pamjet filmike dëgjohet menjëherë një zhurmë dhe vogëlushja lëndohet, raporton NYpost.

“Duket sikur ajo po përgatitet të marrë armën. Ajo shpërtheu dhe mendoj se plumbi i kaloi afër gishtit”, tha gjyshja e Serenity, Robin Fuller. Serenity ka pësuar një lëndim të vogël në dorë dhe nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Young i tha policisë se i kishte përgatitur mëngjesin vajzës dhe më pas ishte kujdesur për të.

“Ai për një moment e la armën pa mbikëqyrje në divan sepse ishte duke përcjell ndeshjen”, thuhet në një raport të policisë.

Ndryshe, burri u arrestua nën akuzat e moskujdesit të fëmijës, e cila gjë shkaktoi lëndime trupore.

Related Articles