Vidhen dy kasaforta në një xhami në Kaçanik

Vidhen dy kasaforta në një xhami në Kaçanik

Imami i xhamisë në fshatin Duraj të Kaçanikut ka raportuar në Polici se dy kasaforta janë vjedhur në xhami nga persona të panjohur, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar të martën rreth orës 12:30 dhe se po e heton.

Në kasaforta kishte para të dhuruara nga xhemati.

“Fsh. Duraj, Kaçanik 26.04.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma.

Related Articles