Vidhet një veturë në Dobrotin të Graçanicës, çelësat ishin brenda

Një veturë është vjedhur në fshatin Dobrotin të Graçanicës.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar pronari i veturës. Sipas tij, vjedhja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, teksa çelësat ishin brenda.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar, teksa Policia e Kosovës bën të ditur se rasti është nën hetime.

Related Articles