Vidhet një veturë në Lipjan, Policia ndalon të dyshuarit, u gjen armë e fishekë

Vidhet një veturë në Lipjan, Policia ndalon të dyshuarit, u gjen armë e fishekë

Të premtën rreth orës 16:37, në rrugën Hajredin Bajrami në Lipjan, tre persona kanë vjedhur veturën e dy ankuesve.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhenjësa e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë arritur të ndalohen, dhe gjatë kontrollit, tek ta është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve.

Sipas Policisë, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni ) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre. Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe  gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë.  Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të Policisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles