Tragjedia në Gllogjan, reagon edhe Joseph Borell

Tragjedia në Gllogjan, reagon edhe Joseph Borell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Joseph Borrell, ka reaguar për sulmin e tmerrshëm në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona.

Borrell ia ka huqur me lokacionin e ngjarjes, duke thënë se e njëjta ka ndodhur në Gjakovë.

Sidoqoftë, ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke kërkuar që përgjegjësit të sillen sa më parë para drejtësisë.

“Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borrell. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles