Vijnë kritikat e para për marrëveshjen ‘historike’ të nënshkruar nga ministrat e G7-ës

Vijnë kritikat e para për marrëveshjen ‘historike’ të nënshkruar nga ministrat e G7-ës

Një ditë më parë vendet e G7 nënshkruan një marrëveshje që detyron kompanitë e mëdha shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa. Ky vendim është kritikuar, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Ministrat e financave të G7 u takuan në Londër për të luftuar shmangien e taksave, duke vendosur që kompanitë e mëdha të paguajnë më shumë taksa në vendet ku bëjnë biznes. Firmat gjigante të teknologjisë që ka të ngjarë të ndikohen, i kanë mirëpritur rregullat e reja.

Marrëveshja e së shtunës midis kombeve të pasura të G7 si SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe Japonia mund të sjellë miliarda dollarë drejt qeverive, që do të përdoren për të përballuar pasojat e krizës së COVID.

Kancelari britanik i Thesarit Rishi Sunak, i cili priti samitin, tha se marrëveshja do të krijonte “një sistem më të drejtë taksash të përshtatshëm për Shekullin 21”./Gazeta Enigma/

Related Articles