Ka përfunduar pjesa e parë mes Viktoria Plzen dhe Dritës me rezultatin 0-0.
Skuadra kosovare ka bërë paraqitje të mirë në 45 minutëshin e parë duke mos i lejuar shumë hapësira Plzenit.
Në sekondat e fundit Plzen kishte dy raste të mira për gol, por nuk arritën të shënojnë pasi goditjet e tyre u bllokuan.
Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta Enigma.