Viktoria Plzen ka shënuar fitore ndaj Astanas si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Në këtë grup janë edhe Ballkani dhe Dinamo Zagreb që do të luajë nga ora 18:45 në “Fadil Vokrri”.
Cekët që fituan ndeshjen e parë ndaj Ballkanit, kanë shënuar fitore edhe sot ndaj Astanas, duke e rikthyer rezultatin.
Marin Tomasov shënoi për kazakët, ndërsa Tomas Chory dhe Lukas Kalvach kthyer rezultatin në të mirë të çekëve.
Plzen me këtë fitore janë në krye të grupit me 6 pikë, ndërsa Astana është pa pikë.