Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka falënderuar Kosovën që do të strehojë 20 gazetarë ukrainas.
“Faleminderit shumë që po e mbështetni Ukrainën dhe gazetarët e saj Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias dhe Qeveria e Kosovës. #Ne qëndrojmë me Ukrainën. #Ukraina e lirë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Thank you so much for supporting #Ukraine and their journalists @ECPMF and Government of #Kosovo! #WeStandWithUkraine #FreeUkraine https://t.co/Fnx73Sr9GF— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 1, 2022
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë vendosur për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas të cilëve edhe do t’iu mbulohen të gjitha shpenzimet.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau edhe 150.000 mijë euro për procedurat e pranimit në Kosovë të gazetarëve nga Ukraina.