Viola von Cramon: Protesta në Serbi pro agresionit rus në Ukrainë, irrituese

Viola von Cramon: Protesta në Serbi pro agresionit rus në Ukrainë, irrituese

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon, e ka quajtur irrituese dhe të tmerrshme protestën e djeshme në Serbi për të përkrahur agresionin rus në Ukrainë.

Në një konferencë për medie, në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, von Cramon, tha se pezullimi i Rusisë në Këshillin e Evropës është mundësi e mirë për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë multilaterale.

“Po është mundësi e mirë për të dëshmuar se Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet për t’u bërë anëtarë e Këshillit të Evropës, meqenëse edhe Rusia është e pezulluar në këtë organizatë”, tha ajo.

Megjithatë shuajti shpresat për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO me procedura të përshpejtuara, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Nuk shoh asnjë procedurë të përshpejtuar sa i përket anëtarësimit. Duhet kaluar në proces bukur të vështirë të reformave”, tha ajo.

Related Articles