Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka reaguar e frustruar pas raportimeve se heqja e vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi tek në nëntor të vitit të ardhshëm.
Ajo me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se heqja e vizave duhet të hyjë në fuqi menjëherë.
“Mirë. Pse vetëm në nëntor të 2023? S’ka asnjë arsye pse qytetarëve të Kosovës mos t’u hiqen vizat qysh tani”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Radio Evropa e Lirë ka raportuar sot se vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).