Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e ka bërë të qartë se nuk po mendon të largohet nga klubi londinez, duke thënë se është i entuziazmuar për të ardhmen në këtë klub, pas ardhjes së trajnerit të ri, Arne Slot.
Van Dijk tha se pret që Slot të jetë një sukses të madh në Anfield.
“Kanë mbetur edhe një vit në kontratën time. Unë jam kapiteni i klubit dhe e kam bërë të qartë se jam aty për trajnerin e ri dhe jam entuziast për të ardhmen. Natyrisht, do të ketë shumë ndryshime, por jam i bindur se do ta bëjmë një sukses të madh”, tha Dijk, duke folur nga kampi stërvitor i Holandës për Kampionatin Evropian
“Unë e urova atë sigurisht dhe jam shumë i kënaqur për të dhe familjen e tij. Ne folëm për ekipin dhe të ardhmen, por tani fokusi im është plotësisht te kombëtarja”, u shpreh tutje 32-vjeçari.
Rekordi dhe stili i Slot në Feyenoord i kanë dhënë atij një reputacion si një menaxher sulmues, duke e bërë atë një pasardhës të përshtatshëm të Klopp. /Gazeta Enigma