Në gjykimin ku Enver Sekiraqa akuzohet për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës, sot dëshmoi Visar Riza, vëllai i të ndjerit.
Në pyetjen e Kosovare Kelmendi, avokate e të akuzuarit Enver Sekiraça, se a ishte në dijeni për problemet e të ndjerit, ai deklaroi me të madhe se Enver Sekiraqa ia ka vrarë vëllanë.
“Unë faktikisht këto nuk i di mirëpo, asnjë problem me dikond tjetër nuk e kena pas”, tha dëshmitari.
Kujtojmë se, Enver Sekiraqa, sipas aktakuzës, ngarkohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht 2007.
Gjatë dëshmisë së tij Berisha gjatë gjithë kohës ka insistuar se nuk kishte kryer asnjë shërbim për Sekiraqën, duke theksuar se ndjehej shumë i penduar pse e kishte vrarë Triumf Rizën.
“Po unë e kam kry këtë vrasje, unë veten nuk e ndjej fajtor se unë Triumfin e kam vra për arsye të mia dhe e kam cekë edhe në deklarata dhe jam penduar shumë për këtë gjë”, kishte thënë Berisha.
Për vrasjen e Triumf Rizës janë shqiptuar gjysmë shekulli dënime me burgim ndërsa dënimi më i lartë i është shqiptuar Arben Berishës si ekzekutor i kësaj vrasje – 35 vite burg, shruan kallxo.com