Viti 2021 më i frytshmi, për 9 muaj lindën mbi 33 mijë foshnje në Kosovë

Viti 2021 më i frytshmi, për 9 muaj lindën mbi 33 mijë foshnje në Kosovë

Në nëntë mujorin e këtij viti kur vendi vazhdon të përballet me situatë jo të mirë me COVID-19, kanë lindur 33 mijë e 217 foshnje, numër rekord në vitet e fundit.

Vetëm në muajin korrik në vendin tonë kanë lindur 5 mijë e 330 foshnje, pasuar me muajin gusht që është muaji rekord me 5 mijë e 360 fonshje të lindura.

Në këta dy muaj, lindën 1 mijë e 329 meshkuj më shumë se femra.

Se ky vit ka thyer rekordin e lindjeve në Kosovë, e thonë edhe statistikat e Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.

Në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra më 2019 erdhën në jetë më pak se 580 se ai i vitit paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë 186 foshnje. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles