Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se 25 gra deri tani e kanë kryer me sukeses rikonstuktimin e gjirit pa pagesë, procedurë që thotë se në sektorin privat kushton nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.
Vitia ka thënë se me buxhetin e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë siguruar mbi 100 implante të gjirit dhe mbi 50 ekspander.
“Çdo investim shpëton jetë dhe mbron dinjitetin e pacienteve tona. Do vijojmë me investime që lehtësojnë diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin”, ka shkruar Vitia.