Vitia: Do të punësojnë më shumë inspektorë për të monitoruar punën e institucioneve shëndetësore

Vitia: Do të punësojnë më shumë inspektorë për të monitoruar punën e institucioneve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë fjalimit në seancën e mbajtur në Kuvend ka njoftuar se Kosova ka nevojë për më shumë inspektorë për monitorimin e institucioneve publike shëndetësore dhe private, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me inspektoratin dhe se do të ketë ndryshime, përshirë këtu edhe rekrutim të stafit të ri.

“Ne kemi shumë nevojë për rritjen e numrit të inspektorëve. Sipas një analize që jemi duke bërë, ka shumë gjasë që ky numër i inspektorëve të shtohet, sepse kemi shumë nevojë për rritjen e numrit të inspektorëve në mënyrë që të gjitha institucionet shëndetësore të monitorohen nëse po e kryejnë punën ashtu si parashikohet me ligj. Ne jemi në koordinimi të vazhdueshëm me inspektoratin dhe do të ketë ndryshime të reja në kuptim të rekrutimit të stafit të ri”, ka thënë ai.

Përndryshe, ai ka thënë se do të bëhet edhe ndryshimi i Ligjit për Shëndetësi dhe atij për Sigurime Shëndetësore.

Related Articles