Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Klinika e Onkologjisë tashmë është transformuar dhe pajisur me teknologjinë e fundit.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë me punimet edhe në Klinika tjera, ku ka njoftuar se javën tjetër vazhdojnë me Urologjinë dhe më pas me Emergjencën.
Postimi i tij:
Klinika e Onkologjisë tashmë është transformuar dhe pajisur me teknologjinë e fundit.
Pas shumë projekteve tashmë të përfunduara, vazhdojmë klinikë pas klinike…
Javën tjetër: Urologjia, pastaj Emergjenca dhe vazhdojmë me shumë shërbime dhe investime të tjera në shëndetësinë publike.