Punonjësit e higjienës në QKUK i ka takuar të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ua ka rritur pagat për më shumë se 30 për qind.
QKUK-ja ka aktualisht 319 punëtorë që kujdesen për mirëmbajtjen e higjienës brenda këtij institucioni.
Për takimin mes Vitisë dhe punëtorëve të higjienës ka informuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.