Vitia: Po investohen mbi gjysmë milioni euro në Klinikën e Oftalmologjisë

Vitia: Po investohen mbi gjysmë milioni euro në Klinikën e Oftalmologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kanë nisur me investimet në pajisje mjekësore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë në vlerë prej 550 mijë euro.

Vitia tha se nga ky investim do të përfitojnë edhe fëmijët, ku bëri të ditur se së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe.

“Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën”, tha Vitia.

Më tej, ai tha se pajisjet e reja mjekësore dhe infrastruktura e përmirësuar mundësojnë saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim, shërbime  të reja, rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, dyfishim të shërbimeve.

“Vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike. Kursejmë në afatmesëm rreth 6 milionë euro”, tha ai.

Related Articles