Vitia vazhdon të kërkojë qasje në autostradë (VIDEO)

Vitia vazhdon të kërkojë qasje në autostradë (VIDEO)

Vitia është komuna e vetme nëpër të cilën kalon autostrada Arbën Xhaferi e që nuk ka qasje në të.

Institucionet lokale nuk reshtën kurrë së kërkuari këtë projekt e hyrje/dalja në Gërlicë po shihet jetike për këtë qytet.

Atë po e kërkon edhe niveli lokal por edhe shoqëria civile që thonë se kjo temë po përmendet vetëm për të marrë vota.

Në Ministrinë e Infrastrukturës konfirmuan se janë në përfundim të fazës së projektimit, për të nisur zbatimi. Një pjesë e saj pritet të kryhet sivjet e në tërësi vitin e ardhshëm./Gazeta Enigma/

Related Articles