Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë, disa rrugë do të mbyllen

Vizita e Ursula von der Leyen në Kosovë, disa rrugë do të mbyllen

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit nga Komisioni i Evropës në Kosovë, sot më 26 tetor.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën, përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Delegacionit të KE-së do t’i prijë presidentja Ursula von der Leyen, e cila do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Related Articles