Vjedhje e rëndë në veri

Vjedhje e rëndë në veri

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se sot është raportuar për një vjedhje të rëndë. Sipas policisë rasti ka ndodhur në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit.

Në komunikatë thuhet se persona të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.

“Sot, më 07 shkurt 2023 në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Related Articles