Një burrë në Rahovec përfundoi dje nën prangat e policisë.
Ai po dyshohet për dhunë në familje.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, ai është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti duke u hetuar./Gazeta “Enigma”/