Vjehrri ushtron dhunë fizike ndaj nuses në Prishtinë, përfundon në ndalim policor

Vjehrri ushtron dhunë fizike ndaj nuses në Prishtinë, përfundon në ndalim policor

Rastet e dhunës në familjet kosovare janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një grua e cila e ka denoncuar në Polici babain e bashkëshortit, vjehrrin e saj.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehrri i saj ka ushtruar dhunë psikike e fizike, duke e kapur për fyti, me ç’rast i ka shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Për pasojë, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke e raportuar të dyshuarin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.

Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për dhunë në familje, kurse gruaja është dërguar në strehimore pasi aty ndihet më e sigurt.

Related Articles