Chelsea – Liverpool, sonte përballja e dy skuadrave që kanë zhgënyer në Premierligë

Chelsea – Liverpool, sonte përballja e dy skuadrave që kanë zhgënyer në Premierligë

Chelsea-Liverpool është ndeshja e prapambetur e javës së tretë në Premier League teksa dy skuadrat përballen në Stamford Bridge në një moment shumë delikat të sezonit. Blutë e Londrës vijnë pas disfatës në shtëpi me Aston Villa-n e cila u pasua edhe nga shkarkimi i trajnerit Graham Potter.

Rezultatet zhgënjyese bën që drejtuesit e klubit anglez të marrin vendimin ekstrem për të shkarkuar Potter, ndikuar edhe nga presioni i tifozëve. Tashmë, mbetet për t’u parë si do të reagojë skuadra në fushë ndërsa vijon puna jashtë saj për të gjetur “timonierin” e ri të ekipit.

Nga ana tjetër, situata është e trazuar edhe te Liverpooli. The Reds vijnë pas disfatës 4-1 ndaj Manchester City teksa të trajneri Jurgen Klopp e pranoi se vijon punën te Liverpool për shkak të rezultateteve në sezonet e kaluara, pasi nëse do të ishte për këtë sezon edhe ai mund të kishte patur fatin e Potter apo Contes.

Liverpool vijon të shpresojë për të mbërritur vendin e katërt në fundin e sezonit teksa për The Reds nuk falen më hapat fals duke qenë se nga fundi i kampionatit ju kanë mbetur edhe 11 ndeshje. Kujtojmë se ndeshjen mes Chelsea dhe Liverpool mund ta ndiqni në platformën DigitAlb nëpërmjet SuperSport 3 duke nisur nga ora 21:00.

Related Articles