Vjen fitorja e parë e kampionit, deklason Prishtinën

Vjen fitorja e parë e kampionit, deklason Prishtinën

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, e regjistroi fitoren e parë të stinorit, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat  95-69.

Ylli e nisi ndeshjen me një seri prej 7 me 0 dhe deri në fundë nuk e lëshoi epërsinë, ku gjatë ndeshjes e ngriti diferencën deri në 31 pikë, duke regjistruar kësisoji fitoren e parë pas 3 humbjeve rresht, shkruan Gazeta Enigma.

Mikaile Tmusic shkëlqeu kundër ish-ekipit të tij me 30 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, dersa u dalluan edhe Gëzim Morina me 19 pikë e 9 kërcime, Erjon Kastrati me 15 pikë, Brandon Randolph me 14 pikë, 9 asistime e 7 kërcime dhe Barret Benson me 11 pikë e 10 kërcime të realizuara.

Te Prishtina u veçuan vetëm Muhameali Janjeva me 23 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Meriton Ismaili me 21 pikë e 5 kërcime.

Në radhitjen aktuale tabelare, pas javës së katërt, Ylli me 1 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Prishtina me 2 fitore e 2 humbje në pozitën e katërt.

Trajneri që bëri Yllin për herë të parë kampion në Kosovës, Adis Beciragic, është shprehur të jetë i lumtur me fitoren e ekipit të tij, të parën këtë sezon.

Mirëpo, në deklaratën e tij pas ndeshjes ai ka theksuar se ka ende për t’u bërë punë me ekipin, pasi që nevojiten përmirësime në lojën e sulmit dhe të mbrojtjes.

“Prishtina kishte dy mungesa të mëdha dhe ne i shfrytëzuam ato. Kur luajtëm edhe mbrojtje të mirë, pastaj dhamë pikë të lehta. Treshe të lehta. Gjithçka ishte piskologjike pastaj,” ka thënë Beciragiç.

Në xhiron tjetër Ylli takohet me Dritën, derisa Prishtina e pret Rahovecin.

Related Articles