Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se ka dërguar në Berlin dhe Paris një Draft për Acsociacionin.
Rrustemi i VV-së ka thënë se kryeministri i Shqipërisë kot e ka dërguar Draftin tek Macron e Scholz pa ia dërguar Dejona Mihalit.
“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka shkruar deputeti Rrustemi.