Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pasi që Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen me MCC-në.
Ajo ka mirëpritur mbështetjen e kësaj marrëveshjeje unanimisht në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se po dëshmohet angazhim serioz i institucioneve të vendit drejt tranzicionit energjetik në Kosovë.
Reagimi i plotë:
Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!