Vjosa Osmani i kthehet detyrës, emëron anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Vjosa Osmani i kthehet detyrës, emëron anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar sot 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Emërimi i tyre thuhet se është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre me mandat dyvjeçarë.

KKK-ja përbëhet nga njëzeteshtatë anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me Ligjin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës.

Përbërja e këtij këshilli është:

dy përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat
tre përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,
pesë përfaqësues të komunitetit serb,
një përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes;
tre përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka për qëllim sigurimin e mekanizmit për shkëmbimin e mendimeve në mes të komuniteteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Osmani emërimin e tyre e ka bërë pas një ndërhyrje kirurgjike që ka pasur të mërkurën.

Related Articles