Vjosa Osmani nderon martirët dhe dëshmorët e Vërbocit

Vjosa Osmani nderon martirët dhe dëshmorët e Vërbocit

Këtë të enjte ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Vërboc, duke nderuar 280 martirët dhe 42 dëshmorët e rënë për liri, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj vizite Osmani ka përshëndetur veç e veç familjarët e të rënëve.

Kujtojmë se në kompleksin memorial në Vërboc janë të varrosur 73 martirë, ndërsa të tjerët prehen në fshatra përreth.

Related Articles