Kurti homazhe në Shtuticë: Serbia na ka pamatshëm borxh – Me forcimin e shtetit i dalim zot popullit

Kurti homazhe në Shtuticë: Serbia na ka pamatshëm borxh – Me forcimin e shtetit i dalim zot popullit

Këtë të enjte kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Shtuticë ku ka nderuar 280 martirët nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorët që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një deklratë para mediave, Kurti tha se kriminelët serbë po arrestohen e po gjykohen, ndërsa bëri thirrje që të punohet më shumë në këtë drejtim. “Po arrestohen, ose po gjykohen në mungesë, dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë. Duhet të bëhet më shumë nga Prokuroria dhe Gjyqësorët, duhet të veprohet më shpejt, për shkak se njëmend dëshmitë materiale janë këtu, por në anën tjetër dëshmitarët po plaken”, tha Kurti.

Tutje Kurti deklaroi se shteti i Kosovës është më i fortë se kurrë, ndërsa shtoi se Serbia s’guxon më të ia mësyjë vendit për të vrarë fëmijë, pleq, burra e gra.

Po ashtu, ai tha se Serbia i ka borxh të pamatshëm Kosovës. “Në anën tjetër Kosova është me e fortë se kurrë. Ushtria dhe Policia edhe për nga aftësitë, edhe për nga madhësia janë në nivel të lartë, dhe kurrë më askush nuk guxon të ia mësyjë të vrajë pleq e fëmijë, burra e gra. Dëshmorët e kombit i përkujtojmë përherë, dhe do t’i përkujtojmë gjithmonë. Njëherësh nuk harrojmë kurrë”, tha Kurti.

“Serbia na ka pamatshëm borxh, dhe me forcimin e shtetit tonë në njërën anë, dhe mbrojtjes së kufijve e të territorit në anën tjetër, ne i dalim zot popullit e shtetit”.

Related Articles