Një autobus me udhëtarë është përfshirë nga flakët ditën e enjte në qytetin e Vlorës.
Autobusi i udhëtarëve të linjës brenda qytetit ka marrë flakë në afërsi të shkollës “Halim Xhelo.”
Raportohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije në motor. Në momentin e zjarrit autobusi ishte me njerëz, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Shoferi i autobusit ka arritur që t’i zbresë pasagjerët me shpejtësi.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit./Gazeta Enigma/