Kandidati për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Demush Vokshi, ka shpërndarë një mesazh për vizionin e tij mbi zhvillimin dhe jetueshmërinë e qytetit të Gjilanit.
“Gjilani ynë bëhet më i jetueshëm kur kujdesemi për pastërtinë dhe gjelbërimin, kur ndërtojmë rrugë e trotuare të sigurta për qytetarët, kur investojmë në transport publik, kulturë, arsim dhe shëndetësi cilësore”, thekson ai.
Tutje ai shtoj se “Një qytet i gjallë është ai ku të rinjtë kanë mundësi, familjet kanë siguri, dhe secili ndjehet pjesë e vendimmarrjes.
“Bashkë, me përkushtim dhe përgjegjësi, mund ta bëjmë Gjilanin një qytet ku jetohet me dinjitet e shpresë,” – ka deklaruar Demush Vokshi, kandidat për asamble nga LDK, i cili mbanë numrin 26 në listën e LDK-së. /Gazeta Enigma