Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, gjatë fjalimit në konferencën e sotme tha se bashkëpunimi po shkon shumë mirë ndërmjet Washingtonit dhe Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut, raporton Gazeta Enigma.
Von Cramon tha se nuk është e sigurt nëse BE-ja ka qenë plotësisht në pajtueshmëri me marrëveshjen e Washingtonit, megjithatë ajo është për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Ndër të tjera, Viola Von Cramon tha se administrata e re e Biden-it është me rëndësi të harmonizohet edhe me të dërguarin e posaçëm, Matthew Palmer.
“Nuk jam shumë e sigurt nëse administrata e SHBA-së vetvetiu do të insintonte në implemetimin e marreveshjes së Washingtonit. Mirëpo, sa i përket kontinuitetit të dialogut do të dëshironim të shohim edhe letrat dhe marrevshjet të rishikohen, neve na duhet të kemi kontnuitetin, duhet te kemi zotimin nga kjo Qeveri që ata të jen të gatshme të punojn me marrëveshjet ekzistuese.
Sipas saj, sa i përket dialogut është mirë të ketë ide të brendshme, por që nuk duhet të jemi kundër marrëveshjeve ekzistuese.