Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse “është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”.
Në një deklaratë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramon tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën përpara”.
“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha eurodeputetja, duke iu përgjigjur pyetjes së gatës se i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, pret që marrëveshja ndërmjet dy vendeve të arrihet deri në fund të vitit 2024.
Ajo vlerësoi se Serbia sot është “më së largu nga BE-ja që nga viti 2000”. “Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha mes tjerash Viola von Cramon.