Von der Leyen më 15 tetor në Kosovë

Von der Leyen më 15 tetor në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të muajit tetor, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni.

Ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit, teksa qëndrimi i saj në Prishtinë është paraparë për datën 15 tetor.

Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Planet e saj për të vizituar kryeqytetet e shteteve të rajonit kanë bërë që të shtyhet publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht publikohet në tetor. Publikimi i këtij dokumenti është shtyrë për fillim të muajit nëntor.

Kjo lëvizje duket se synon që vizita të prezantohet si një sukses, edhe pse raportet vjetore, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përmbajnë shumë vlerësime pozitive.

Përveç Shqipërisë, dhe deri diku Malit te Zi qe po avansojne në negociatat e anëtarësimit, shtetet e tjera nuk kanë lëvizur në procesin e integrimeve, madje në disa vende eshte shenuar zbrapsje.

Raporti për Kosovën pritet të dominohet nga ngerci institucional në vend; ai i Serbisë nga kriza e brendshme dhe protestat që po zhvillohen per gati nje vit; ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë situata konsiderohet – krizë shtetërore. Ndersa Maqedonia e veriut mbetet e bllokuar ne intergime per shkak te vetos bullgare.

Related Articles