Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 46 jetëve në aksidentin në Bullgari.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari”, është shprehur ajo.
“Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime”.
“Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”. /Gazeta “Enigma“/