Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendi i Kosovës, e paraparë të nisë sot në orën 10:00, ende nuk ka filluar edhe pas 30 minutash vonesë.
Salla e Kuvendit vazhdon të jetë bosh, pasi asnjë deputet nuk është i pranishëm, ndonëse disa prej tyre u regjistruan dhe shkuan drejtë byfesë. Kjo seancë vjen pas dështimit të ditës së djeshme për zgjedhjen e presidentit, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi partitë opozitare bojkotuan procesin duke e cilësuar atë si antikushtetues.
Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje janë propozuar dy emra për kandidate për presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
