Vota pro Bashës, Hasani: PDK ra në kurth, gabimi më i rëndë politik

Vota pro Bashës, Hasani: PDK ra në kurth, gabimi më i rëndë politik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se partia e tij ka bërë gabim të rëndë politik me votën pro zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar kuvendi.

Sipas Hasanit, PDK-ja ra në kurthin e vet pas fjalëve të dhëna se do ta votojnë secilin kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë.

“Kur erdh momenti që e qitën Dimalin, një deputet që ishte po ashtu paragjykues, përçarës gjatë gjithë mandatit të kaluar si deputet”.

“Në momentin që ka dalë Arbërie Nagavci dhe ia lexoi biografinë, të gjithë filluan të qeshnin në sallë nga ironia, nga mospërfillja, nga një veprim që ishte i papërshtatshëm si kandidat vetëm ‘hajt ta qesim’. Edhe vet VV-ja nisi të qeshte”.

“PDK-ja ra në këtë kurth duke thënë se ‘do ta votojmë secilin që del’. E ka bërë gabim më të madh të mundshëm. Gabimi më i madh dhe më i rëndë politik është ky”, tha Hasani në Klan Kosova.

Related Articles