Votimi i vizave për Kosovë, parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00

Votimi i vizave për Kosovë, parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00

Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) se sot, më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët.

Votimi parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00.

Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

Më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.

Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet me 19 prill.

Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. Një rrugë e cila ka nisur 12 vite më parë ende nuk ka përfunduar.

Related Articles