Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Dy super ndeshje janë në program me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para gjysmëfinaliste.

Chelsea dhe Real Madrid do të përballen në “Stamford Bridge”, me anglezët që kërkojnë përmbysjen e madhe, kurse madrilenët janë të qetë duke menduar vetëm që ta administrojnë si duhet epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë.

Në Itali, Napoli dhe Milani do të përballen në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me pritshmëritë e mëdha për një spektakël të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1 me 0 në të mirë të “Rossonerëve”, por që ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet sonte.

Related Articles