Votimi nga diaspora – ky është numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Votimi nga diaspora – ky është numri i votave që morën kandidatët në Prishtinë, Prizren e Gjilan

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve.

Votat që kanë marrë kandidatët nëpër komuna:

Podujevë: Shpejtim Bulliqi ( LVV) 91 vota, Ekrem Hyseni (LDK) 11 vota;

Prishtinë: Arben Vitia (LVV) 122 vota, Përparim Rama ( LDK) 12 vota;

Prizren: Mytaher Haskuka (LVV) 68 vota, Shaqir Totaj (PDK) 53 vota;

Shtime: Qemajl Aliu (LVV) 42 vota, Naim Ismajli (PDK) 14 vota;

Viti: Arsim Ademi (LVV) 33 vota, Sokol Haliti (LDK) 24 vota;

Vushtrri: Xhafer Tahiri (LDK) 4 vota, Ferit Idrizi (PDK) 1 vota;

Malishevë: Ekrem Kastrati ( Nisma) 1 votë, Isni Kilaj (PDK) 56 vota;

Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 148 vota, Lutfi Haziri (LDK) 65 vota;

Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 74 vota, Mimoza Kusari Lila (LVV) 82 vota;

Drenas: Ramiz Lladrovci (PDK) 1 votë, Driton Ajazi (DD) 4 vota;

Istog: Bekë Berisha (AAK) 22 vota, Ilir Ferati (LDK) 48 vota;

Kaçanik: Jeton Raka (LVV) 19 vota, Besim Ilazi (PDK) 2 vota;

Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 19 vota, Esat Raci (PDK) 3 vota;

Raundi i dytë i zgjedhjeve është mbajtur më 14 nëntor, ku KQZ kishte pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora. /Gazeta Enigma/.

Related Articles