Votimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti në “duart” e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Votimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti në “duart” e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit, raporton Gazeta Enigma.

Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

Por Lëvizja Vetëvendosje përgjithësisht vazhdon ta ruajë qëndrimin që nuk do të votojnë për një tërheqje të Trustit.

Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00. E nëse votohet projektligji atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.

E para se të trajtohet Trusti, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022./Gazeta Enigma/

Related Articles