Votohen tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

Votohen tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë votuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Nga seanca e kaluar kanë mbetur këto pika.

Projektligji nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare është votuar me 86 vota për.

Projektligji nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë është votuar me 85 vota.

Projektligjin nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë është votuar me 86 vota për.

Ndërkaq Projektligji nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, nuk ka kaluar. Për kanë votuar vetëm 63 deputetë, 24 kanë qenë kundër dhe asnjë abstenim.

/ GazetaEnigma

Related Articles