Voton 100 vjeçarja në Gjilan: Dola me u bo mirë

Voton 100 vjeçarja në Gjilan: Dola me u bo mirë

Prej kur ka pasur të drejtë vote, 100 vjeçarja Begishe Sylejmani ka marrë pjesë në procese zgjedhore.

Ajo edhe të dielën ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, shkollën “Thimi Mitko”, ku kërkoi punësim të të rinjve.

“I bona 100 vjet edhe prita të votojë. Dola me u bo më mirë inshallah, inshallah bëhet më mirë. Më mirë të bëhet diçka, edhe për të rinjtë më mirë”, tha ajo.

Kërkesë të njëjtë ka edhe djali i saj, Naser Sylejmani i cili thotë se udhëheqësi i ri duhet të ketë prioritet qytetarët, raporton kosovapress, përcjellë Gazeta “Enigma“.

“Edhe në këto zgjedhje në balotazh presim të shkojnë zgjedhjet më së miri dhe të fitojë më i miri. Edhe lus Zotin që cili do kandidat që fiton ose Haziri ose Hyseni, ju kisha lut që të punojnë për mirëqenie, e kemi përgjegjësi të votojmë. Por edhe ata të punojnë për rininë”, shprehet ai./Gazeta “Enigma”/

Related Articles