Vrasja dhe plagosja në “Kobra City”, policia po e interviston pronarin e lokalit

Vrasja dhe plagosja në “Kobra City”, policia po e interviston pronarin e lokalit

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lokalin “Kobra City” në dalje të Prizrenit, ka vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmon se në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se aktualisht po intervistohet stafi i lokalit.

“Kryesisht stafi i loakalit është duke u intervistuar dhe dëshmitarët okluarë”, tha Bytyqi.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit.

Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë së Shqipërisë, dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

Related Articles