Më 12 shtator të vitit të kaluar, taksisti B.V, u ekzekutua me 17 plumba në një kafiteri në Gjilan, e si të dyshuar për këtë Policia e Kosovës kishte prangosur gjashtë persona.
Prokuroria Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendimin për fillimin e hetimeve PPI. 160/2021, të datës 13 shtator 2021, kishte filluar hetimet kundër Gëzim Bajramit, Irfan Veselit dhe Faton Osmanit, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga nëni 173, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Oenal të Republikës së Kosovës.
Ndaj tre të dyshuarve fillimisht me aktvendimin PPR.Kr. Nr. 136/2021, të datës 14 shtator 2021 ishte caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji, për t’u vazhduar edhe disa herë deri më sot. Gjatë zhvillimit të hetimeve, nga provat e siguruara ka rezultuar që në lidhje me veprën penale në fjalë, dyshohen edhe persona të tjerë, ashtu që Prokuroria Themelore në Gjilan ka zgjeruar hetimet edhe ndaj Lirim Jakupit dhe dy personave të tjerë. Pas analizimit të të gjitha provave, Prokuroria ka nxjerrë aktvendimin për pushimin e hetimeve ndaj Gëzim Bajrakit dhe Irfan Veselit, pasi që nga lrovat e administruara u vërtetua se të njëjtit nuk janë të përfshirë në asnjë formë në vrasjen e Bakush Veselit, e cila ka ndodhur me datën 12 shtator 2021 në një kafiteti në Gjilan.
Sot me datën 01 prill 2022, pasi kishin pushuar hetimet ndaj Gëzim Bajramit dhe Irfan Veselit, Gjykata Themelore në Gjilan-Departamenti per Krime të Rënda, ka ndërprerë edhe masën e paraburgimit ndaj të njëjtëve, me arsyetimin se ndaj tyre kanë pushuar hetimet dhe të njëjtit pas afër 7 muajsh dalin në liri.
GAZETA ENIGMA ua sjellë të plotë vendimin për lirimin nga masa e paraburgimit të dy të dyshuarve.
Si kishte ndodhur rasti në shtator të 2021-ës?
50 vjeçari ishte vrarë në një kafiteri në qytetin e Gjilanit më 12 shtator të vitit që lamë pas.
Dy nga të dyshuarit kishin shkuar deri në vendin e ngjarjes me një veturë ‘’Audi A3’’, ku nga aty kanë dalë të armatosur dhe i afrohen të ndjerit, që ishte ulur në një kafeteri në Gjilan, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu viktima B.K. kishte relacione familjare të ngushta me L.J dhe F.O.
Dyshohej se njëri ishte djali i motrës dhe tjetri djali i vëllaut të të ndjerit.
Kujtojmë se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes./Gazeta Enigma/