Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës ka diskutuar për disa tema të cilat e kanë karakterizuar vendin gjatë ditëve të fundit.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Osmani ka thënë se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj.
Ajo mohoi pretendimet se ka qenë në dijeni të rastit.
“E vetmja çështje për të cilën unë kam reaguar ka qenë implikimi i rrejshëm, komplet i rrejshëm dhe i rrezikshëm i emrit tim për të çështje për të cilat nuk kemi as njohuri, as ndonjë relevancë, as ndonjë lidhje kurrë dhe as tash”, tha Osmani.
Vrasja ndodhi në Bibaj të Ferizajt, ku dyshohet se një zyrtar policor qëlloi me armën zyrtare, viktimën 89-vjeçar. /Gazeta Enigma